DYLON

Drita shkëlqen, regjistron fitoren e parë në fazën e grupeve të UEFA Conference League

Drita shkëlqen, regjistron fitoren e parë në fazën e grupeve të UEFA Conference League
Avatar photo Redaksia

FC Drita ka regjistruar fitoren e parë dhe tri pikët e plota, në fazën e grupeve të UEFA Conference League, pas mundi Shelbourne në Dublin.

Skuadra bardh e kaltër, në këtë fazë mbetet e pamposhtur, pasi ka dy barazime ndaj Omonia dhe KuPS, e tani erdhi edhe fitorja ndaj skuadrës nga Irlanda, duke bërë që skuadra gjilanase, kampionia e Kosovës, t’i grumbullojë pesë pikë dhe të pozicionohet në vendin e 13-të, pozitë kjo që do ta dërgonte Dritën në fazën tjetër, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Gjithsesi mbeten edhe tri takime t’i ketë Drita në këtë fazë. Kundërshtarët e saj të mëtutjeshëm do të jenë: Shkëndija (Maqedonia e Veriut), AZ Alkmaar (Holandë) dhe Rayo Vallecano (Spanjë). /2LONLINE/

UEFA Conference League!
Tallaght Stadium
Shelbourne FC -FC Drita 0:1.
Almir Ajzeraj, min 58.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.