DYLON

Drita shkëlqen në miqësoren në Shqipëri, mposht KF Skënderbeun

Drita shkëlqen në miqësoren në Shqipëri, mposht KF Skënderbeun
Avatar photo Elife Sherifi

FC Drita po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e Ligës së Evropës, gjersa po qëndron në Durrës të Shqipërisë. Sot, gjatë ditës ka zhvilluar miqësore përballë Skënderbeut para duelit ndaj Sileksit në kuadër të turit të dytë në Ligën e Evropës.

Kampionët në fuqi të Kosovës kanë triumfuar me shifra të larta ndaj tetë herë kampionëve të Shqipërisë (4-1).

Furinë e golave e ka hapur Kastriot Rexha, teksa kanë shënuar edhe Astrit Fazliu, Betim Haxhimusa dhe Erjon Vucaj.

EkoHigjiena

Në fundin e takimit janë përplasur kokë më kokë futbollistët e Dritës, Ilir Blakçori dhe Festim Alidema. Të dy futbollistët kanë pësuar çarje në kokë, teksa janë dërguar në spital për t’u kuruar.

Gjithsesi, dy futbollistët priten të jenë të gatshëm për duelin e së enjtes ndaj Sileksit (17 shtator).

Drita do t’i kryejë testet mjekësore më 15 shtator në Shqipëri, teksa një ditë më pas do të marr rrugë drejt Shkupit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.