DYLON

Drita shënon fitore të rëndësishme ndaj Lubotenit

Drita shënon fitore të rëndësishme ndaj Lubotenit
Avatar photo Redaksia

Klubi i Volejbollit Drita, ka arritur një fitore shumë të rëndësishme dhe të pastër me rezultat 3-0,  ndaj KV Lubotenit, ndeshje kjo e javës së 19-të në Raiffeisen Superliga A – Meshkujt, luajtur në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Luboteni 0-3 Drita
20-25, 19-25, 29-31

EkoHigjiena

Gjilanasit fituan dy setet e para 25-20 dhe 25-19, ndërsa seti i tretë solli dramë të madhe në parket, për t’u mbyllur 31-29, sërish në favor të djelmoshave të Dritës.

Ekipi i Dritës tregoi karakter, përkushtim dhe lojë shumë të mirë nga fillimi deri në fund, duke dominuar ndeshjen dhe duke marrë tri pikë të merituara.

“Kjo fitore e madhe i dedikohet edhe dy lojtarëve tanë që sonte munguan për shkak të lëndimeve, Rinor Hazrrolli dhe Mario Lugaj.  Kontributi i tyre për ekipin është shumë i rëndësishëm dhe shpresojmë t’i kemi sa më shpejt përsëri në parket”, thuhet në njoftimin e klubit pas kësaj fitoreje.

Po ashtu, drejtuesit e klubit e kanë uruar gjithë ekipit për paraqitjen dhe lojtarëve të rinj me vetëm 15 vjet si Mal Devaja, Engjell Dalipi e Kejsan Mavriqi që shkëlqyen me lojën e tyre si dhe të gjithë ata që po e mbështesin klubin si gjithmonë.

Përndryshe, kjo është fitorja e 14-të e sezonit për Dritën, që vazhdon të mbajë vendin e tretë në tabelë dhe njëkohësisht afrohet me Pejën, duke shfrytëzuar humbjen e saj në këtë fundjavë.

Në KV Drita thonë se do të vazhdojë puna dhe përkushtimi për sfidat e radhës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.