DYLON

Drita shënon fitore ndaj Vushtrrisë (3:1)

Drita shënon fitore ndaj Vushtrrisë (3:1)
Redaksia

Skuadra gjilanase FC Drita e ka regjistruar fitoren e katërt radhazi, duke e mposhtur në xhiro  e javës së 12-të të Superligës, skuadrën e Vushtrrisë, edhe atë me rezultat 3:1.

Ishte futbollisti i skuadrës “bardh e kaltër”, Mike Arthur që e kaloi Dritën në epërsi në minutën e 19-të, derisa në minutën e 31-të, futbollisti francez, Kemelho Nguena shënoi për epërsinë e Dritës 2:0.

EkoHigjiena

Vushtrria e ngushtoi epërsinë tri minuta para përfundimit të pjesës së parë, me golin që e shënoi Albion Shurdhiqi.

Fitorja e Dritës u  vulos në minutën e 75-të  kur Albert Dabiqaj shënoi për rezultatin përfundimtar,  3:1.

Tani skuadra e Dritës i ka 23 pikë, ndodhet në pozitë ne tretë por ka edhe një lojë më pak të zhvilluar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.