DYLON

Drita sërish ze “n’thu” n’Lirinë!

Drita sërish ze “n’thu” n’Lirinë!
Avatar photo Redaksia

Drita ka shkëputur sot zinxhirin e radhitjes së fitoreve prej pesë sosh radhazi, pasi u ndal nga Liria, në një ballafaqim që përfundoi me rezultat të barabartë 1 me 1, ndeshje kjo e javës së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll, që u luajt në Gjilan. (stadiumi ndihmës).

Drita, e cila kishte barazuar edhe në ndeshjen e parë (0-0), sërish barazoi dhe kryetrajneri i skuadrës bardhekaltër, Akis Vavalis nuk e gjeti dot formulën për ta mposhtur Lirinë, një skuadër kjo që ia ndërpreu fitoret radhazi që i regjistroi skuadra gjilanase që nga xhiroja e gjashtë.

EkoHigjiena

Në fakt, Drita ishte në avantazh që nga fillimi i ndeshjes, kur gjilanasit kaluan në epërsi me golin e Besnik Krasniqit në minutën e 3’, por se ishte Prins Tijueza i mysafirëve që barazoi në minutën e 73’, dhe përkundër përpjekjeve të të dyja skuadrave për fitore, rezultati 1: 1, ishte epilogu përfundimtar i këtij takimi.

Tani Drita ka 22 pikë, mban pozitën e dytë në tabelë me katër pikë më pak se lideri Ballkani. Që të dyja këto skuadra kanë nga një lojë më pak, pikërisht ballafaqimin mes tyre.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.