DYLON

Drita sërish barazon

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE)- Skuadra e Dritës ngecë sërish në një barazim, kësaj radhe në shtëpi ndaj Besës. Një gol nuk vlen më shumë se një pikë nga ky takim që gjilanasit e panë në disavantazh. Mjafton goli i barazimit për ta regjistruar të dytin me radhë, ndërkohë që ‘’aroma’’ e fitores duke e harruar.

Djelmoshat e Agron Selmanit nuk ia kanë dalë më shumë se një barazim para publikut të tyre duke i ndarë golat dhe pikët me Besën. Epilogun e kësaj sfide e sheh real edhe tekniku i bardhekaltërve.

EkoHigjiena

‘’Ne e dhamë maksimumin, duke krijuar shumë raste mirëpo realizuam vetëm një. Ishte e vështirë të kthehesh pas disavantazhin përkundër se ne e arritëm, por barazimi ishte rezultat real’’,tha pas ndeshjes Agron Selmani.

Nuk mjaftojnë vetëm rastet

Pjesëtoja e parë u takoi vendasve fillim e mbarim. I pari që rrezikoi portën e udhëtuesve ishte Blendim Gashi në minutën e 20-të, por, që gjuajtja e sulmuesit brenda zonës shkoi mbi portë.

Tre minuta më pas, tentoi edhe mbrojtësi Taulant Haliti me kokë, por edhe tentimi i tij ishte i kotë.

Rasti i vetëm i pejanëve në pjesën e parë ishte ai i Florent Qorraj, kur gjuajti nga afërsia mbi portën e Huruglices.

Vendasit e mbyllin ashtu si e nisin ndeshjen, duke sulmuar por pa marrë rendimentet e duhura. Një depërtim i Elmedin Muratit ka mundur të përfundojë në portën e Nezirit, sikurse sulmuesi i ri të ishte më i përqendruar para portës. Këtu mbyllet 45 minutëshi i parë me shifra te bardha.

Haliti shpëton Dritën

Për dallim nga fraksioni i parë i lojës, që u takoi vendasve, pjesa e dytë ishte e rezervuar për mysafirët. Menjëherë me tu rikthyer në fushë, futbollistët udhëtues u shfaqën të rrezikshëm, nëpërmjet Fatih Karahodës që me një vole gjuajtje e vë në vështirësi Huruglicën.

Siç duket ‘’gardiani’’ vendas nuk do të kishte shpëtim, pasi në minutën e 71-të, do të kapitullonte. Një dalje e pasigurt e tij u ka kushtuar vendasve të cilët i ndëshkon Kastriot Rexha me një gjuajtje precize me kokë.

Përkundër golit të disavantazhit, vendasit nuk u gjunjëzuan dhe shpejt u rikthyen në lojë. Harkimin e Shqipërim Kelmendit nga këndi, në gol e ka kthyer Taulant Haliti që barazon shifrat.

Minutat e mbetur nuk prodhuan asgjë pos disa gjysmë rasteve dhe kështu dy skuadrat e mbyllën qetë ndeshjen me rezultat të barabartë.

Përkundër se ishin në epërsi, futbollistët e tij nuk arritën ta mbajnë rezultatin. Arsyen siç duket e ka gjetur menjëherë trajneri Arbnor Morina që pas ndeshjes tha:

‘’Kemi luajtur pa gjysmën e ekipës. Rezultatin është dashur ta ruajmë por nuk arritëm pasi në përbërje kemi lojtare te ri. Me rëndësi është të vazhdojmë me rezultate të mira’’.

I pyetur nga Portali ‘2L ONLINE, lidhur me gjendjen nëpër të cilën po kalon ish skuadra e tij Morina u shpreh: ‘’Drita sot tregoi lojë të mire dhe besoj se dita e ditës do ti përmirësoj rezultatet e saj. Unë i uroj suksese në vazhdim të kampionatit’’.

Drita – Besa 1:1
Stadiumi i Qytetit në Gjilan
Shikues: 400
Gjyqtarë: N.Raci, F.Abrashi, M.Berisha, L.Hasani
KV: Mazrekaj, Mulaj (Besa)
Shënues:Haliti 78’ – Rexha 71’

/Drilon SYLEJMANI / 2L ONLINE/
/FotoArkiva/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.