Drita rikthehet nga Turqia, energji maksimale për sezonin e ri

Drita rikthehet nga Turqia, energji maksimale për sezonin e ri

FC Drita ka përfunduar fazën përgatitore parasezonale në Antalya të Turqisë, gjersa sot janë rikthyer në vend, Kosovë-Gjilan, transmeton 2LONLINE.com.

Gjatë qëndrimit dhjetë ditorë Drita ka zhvilluar edhe tri ndeshje kontrolluese, të cilat ishin tejet pozitive ku ekipi ishte tejet kompakt!

Në të gjitha ndeshjet përpos paraqitjes së mirë, ekipi mori edhe rezultate pozitive( FC DRITA 1:0 Zaglebie Lubin, FC DRITA 1:1 Vorskla, FC Atyrau 0:1 FC DRITA) dhe ku thuajse u paraqitën të gjithë lojtarët që Drita ka ne dispozicion.

“Lirisht mund të cilësohet një dhjetëditësh shumë pozitiv, në një atmosferë pune shumë të mirë dhe pa ndonjë lëndim serioz, në përjashtim të disa ngarkesave të vogla që janë normale në këso faza të mundimshme përgaditore!

Me t’u kthyer në Kosovë, ekipi do të lihet në pushim për dy dite dhe më pas do të vazhdohet me përgaditje dhe do të caktohet edhe një miqësore para se të fillojë kampionati. Për miqësoren e radhës do të ju njoftojmë në ditët në vijim.

FC DRITA”

KOMENTE