Ndeshja e javës së 17-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll mes Kf. Drita dhe Kf.Vllaznia e zhvilluar në Gjilan, përfundoi me fitore me rezultat 3:0 për vendasit.
Pjesa e parë ishte më e qetë, me pak raste shënimi dhe sikur e baraspeshuar. Kf.Drita rrezikoi dy herë përmes Liridon Lecit – 39′ dhe Astrit Fazliut – 35′, por pa konkretizim . 0-0 ishte edhe rezultati me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Pjesa e dytë filloi më furishëm dhe ishin vendasit ata që kaluan në epërsi përmes Kastriot Rexhës i cili ka realizuar me kokë pas harkimit të Xhevdet Shabanit.
Përkundër rasteve të pakonkretizuara nga të dyja palët, që pasuan në minutat vijues, megjithatë erdhi edhe goli i dytë, edhe atë në minutën e 80-të të takimit, sërish nga Kastriot Rexha, për rezultatin 2:0.
5 minuta më vonë, Viktor Kuka asistoi brenda zonës për Kastriot Rexhën, i cili shënoi për herë të tretë në këtë ndeshje, het-trik duke rritur epërsinë e Dritës në tre gola.
Me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja Drita – f.Vllaznia. /Elife Sherifi/