DYLON

Drita – Prishtina super ndeshje, pikët e arta vendimtare

Drita – Prishtina super ndeshje, pikët e arta vendimtare
Avatar photo Elife Sherifi

Sot në kuadër të javës së 30-të të kampionatit Kosovar në futboll zhvillohet ndeshja derbi në mes rivalëve të vjetër, Kf.Drita dhe Kf.Prishtina.

Ndeshja që do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan fillon në ora 16:00 dhe ka peshën jashtëzakonisht të madhe, sidomos për Prishtinën e cila po lufton për titull.

Tri pikët apo edhe një pikë ndaj kampionit në fuqi Dritës, do t’i siguronin Prishtinës biletë në garën për pozitën e parë, aty ku është Feronikeli dhe për të cilën po lufton ngusht edhe Llapi.

EkoHigjiena

Tifo grupi i zëshëm “Intelektualët” e Dritës janë mobilizuar përgjatë tërë javës, ndërsa janë këmbëngulës në fitore ndaj Prishtinës, rivalitet i kultivuar ndër vite.

Drita është stabile në pozitën e katërt dhe është jashtë objektivit, por sfida me Prishtinën vazhdon të ketë peshën e saj pavarësisht synimeve.

Në anën tjetër, ‘Intelektualët’ në anën tjetër së fundmi kanë publikuar një video nga ndeshja finale mes Kv.Dritës dhe Kv. M- technologie ku shfaqet atmosfera dhe koreografia unike e realizuar për këtë përballje.

Prandaj, ata gjithmonë janë të bashkuar e të vendosur për të krijuar spektakël, por atmosfera e fundit që po flitet në gjithë vendin duhet të jetë inspiruese për ta përsëritur këtë përkrahje massive edhe sot në futboll.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.