Drita pret të rikthehet ka e mbara në ndeshjen ndaj Dukagjinit
FC Drita zhvillon ndeshjen e 7-të kampionale, ku të dielën e pret në shtëpi FC Dukagjinin. Për kundërshtarin e nesërmë folën kryetrajneri, Zekirija Ramadani dhe futbollisti, Arb Manaj.
Trajneri Ramadani tha se i pret një skuadër luftarake dhe mjaft motivuese.
“Është skuadër që nuk dorëzohet, por neve na intereson objektivi jonë. Objektivi jonë dihet. Jemi munduar ta përgatisim lojën, ta përgatisim ekipin maksimalisht për duelin e radhës duke bërë një analizë të shkurtër të humbjes së fundit dhe duke u mbështetur në forcat tona, në agresivitetin tonë, presim të rikthehemi”, ka thënë Ramadani, duke aluaduar në fitore në ndeshjen e nesërme.
Kurse, futbollisti Arb Manaj tha se shpreson t’iu rikthehen rezultateve pozitive.
”Kriza e rezultateve vjen edhe nga ngarkesa që kemi pasur, por megjithatë asgjë nuk na arsyeton sepse kemi një ekip shumë të mirë. Nuk është nje vetëknaqësi, që solli këtë krizë por është një krizë e vogël të cilën shpresoj që do ta kalojmë së bashku” thekson Manaj, i cili po ashtu pret pikë të plota në ndeshjen ndaj Dukagjinit.
Përndryshe, sipas trajnerit Zekirija Ramadani, edhe pse kanë mjaftë futbollistë, pothuasje se çdo njëri ka nga një shqetësim dhe edhe nesër do të ketë mungesa prej katër futbollistëve njëri prej tyre kapiteni, Rron Broja i cili është motivuesi kryesor në skuadër. Por, kjo nuk është justifikim për lojën e radhës, andaj ai shpreson të kthehen në stilin e lojës, në atë që kanë ndërtuar që dy vite dhe që sjellë rezultatin e pritur.
Ndeshja FC Drita – FC Dukagjini zhvillohet nesër, e diele, ora 15:00 në “Stadiumin Sintetik”në Gjilan. /2LONLINE/
