DYLON

Drita pret Ferizajn, Gjilani mysafir te Ballkani

Drita pret Ferizajn, Gjilani mysafir te Ballkani
Avatar photo Redaksia

Sot zhvillohen tri ndeshje të javës së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Dy skuadrat gjilanase që bëjnë gara në elitën e futbollit kosovar, FC Drita e SC Gjilani luajnë kundër Ferizajt, përkatësisht Ballkanit.

EkoHigjiena

Drita, aktualisht kryeson tabelën e klasifikimit me 51 pikë, tri më shumë se Ballkani dhe kjo ndeshje është një mundësi e mirë për ta ruajtur këtë diferencë, apo edhe shtuar, nëse skuadra nga Suhareka lëshon pikë në këtë xhiro, transmeton 2LONLINE.

Kështu, sa po afrohet fundi i kampionatit Drita, kampione aktuale, është në rrugë të mirë për ta mbrojtur këtë titull. Gjithsesi ka ende lojë, por jo edhe vende për gabime e lëshime pikësh.

Në këtë vazhdë edhe kryetetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, theksoi ditë më parë se, tri pikët do të mbesin te skuadra gjilanase, nga ballafaqimi me Ferizajn, ndeshje kjo që luhet sot e që fillon në ora 15:00.

Skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani, synim ka daljen në Evropë dhe është në rrugë të mirë për ta arritur këtë. Aktualisht Gjilani është në pozitën e katërt me 42 pikë, por aq ka edhe Prishtina e treta. Ndeshja e sotme e skuadrës “kuq e bardh”, vlerësohet e vështirë pasi përball ka një  skuadër si Ballkani, që synon titullin e kampionit, transmeton 2LONLINE.

Gjithsesi, një fitore e mundshme e gjilanasve do të ishte tejet e rëndësishme në rrugëtimin e mëtutjeshme të Gjilanit drejt objektivit që ka.

Ditë më parë, kryetrajneri i SC Gjilanit, Debatik Curri, në një konferencë me gazetarë, ka thënë se do të luftojnë për fitore.

Edhe ndeshja Ballkani – Gjilani, luhet sot dhe fillon në ora 15:00.

Ndeshje tjetër në orar për sot, është ajo mes Llapit e Drenicës, derisa nesër do të luhet ndeshja e fundit e kësaj xhiroje, në mes të Prishtinës e Dukagjinit.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.