DYLON

Drita pëson humbjen e dytë, në këto katër xhiro akoma pa fitore!

Drita pëson humbjen e dytë, në këto katër xhiro akoma pa fitore!
Avatar photo Redaksia

Drita ka pësuar në fushën e saj nga Drenica, duke bërë që në katër xhiro të luajtura deri më tani të këtij stinori të edicionit të ri, në Superligën e Kosovës në futboll, të mbetet pa e shijuar akoma fitoren.

Drita, kampione aktuale dhe që tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në garën e mëtejme në Ligën e Konferencës, dhe që po cilësohet superskuadër, me lojtarë cilësor brenda saj, nuk po arrin ta gjej rrugën e fitores në ndeshjet e Superligës.

EkoHigjiena

Edhe ndeshjen e sotme Drita e humbi nga Drenica. Ishte kjo ndeshje e javës së dytë, por që ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të skuadrës gjilanas në garat evropiane.

Drita – Drenica 0:1. Golin e vetëm të takimit e shënoi Altin Vojvoda (40’).

Kështu, Drita, skuadër e drejtuar nga trajneri Zekrija Ramadani,nga këto katër javë ka të grumbulluara  vetëm 2 pikë, nga barazimet me Prishtinën dhe Llapin, derisa ka pësuar nga Ferizaj dhe Drenica (sot).

Drita sfidën tjetër e ka me 21 shtator, kundër skuadrës Prishtina e Re, që e zhvillon në shtëpi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.