Ndeshja e javës së 20-të e BKT Superligës së Kosovës në futboll në mes të Drita dhe Llapi, ka përfunduar pa fitues.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes 1 – 1, gola këto që u shënuan në pjesëlojën e dytë, ua ka shtuar nga një pikë këtyre dy skuadrave.
Skuadra mysafire ka qenë ajo që ka udhëhequr në këtë takim, përmes golit që ka shënuar, Valmir Veliu në minutën e 51-të, të takimit, derisa shifrat i barazoi Ardian Cuculi me golin e minutës së 77-të, të shënuar nga penalltia. Ky edhe doli të jetë rezultati përfundimtar i këtij takimi.
Pas këtij barazimi Drita mbetet ende lider me 38 pikë, dy më shumë se Ballkani e Gjilani, të cilat ndeshjet e kësaj jave i luajnë nesër. /2LONLINE/