DYLON

Drita nuk e mbajti dot rezultatin deri në fund, i duhej të kënaqej me një barazim

Drita nuk e mbajti dot rezultatin deri në fund, i duhej të kënaqej me një barazim
Avatar photo Redaksia

Ka përfunduar me barazim ballafaqimi Prishtina – Drita, ndeshje kjo e javës së katërt të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Një 45-minutësh i parë i mirë i Dritës ka bërë që në pushim mes pjesëlojëve, skuadra gjilanase të shkojë me epërsinë prej 2 me 0.  

EkoHigjiena

Golat për skuadrën bardhë e kaltër i shënuan Egzon Bejtullai e Vesel Limaj.

Por, pjesëloja e dytë, u takoi vendësve të cilët reaguan siç është më së mirë për ta dhe përmes zëvendësuesve, që dolën të ishin të qëlluara, barazuan rezultatin në 2:2, dhe ky rezultat doli të jetë edhe epilogu i këtij takimi, që deri në fishkëllimin e fundit të gjyqtarit kryesor, solli emocione të shumta.

Golat për Prishtinën i shënuan Ardian Muja e Alban Shillova.

Kështu, nga tri lojë që i ka luajtur FC Drita në këto katër xhiro, sepse me Drenicën ndeshja është shtyrë për shkak të angazhimit të skuadrës gjilanase në Europë, skuadra bardhë e kaltër, nuk ka ende fitore, por me dy barazime e një humbje ka vetëm 2 pikë dhe renditet të pozitën e parafundit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.