Drita nis ekspeditën e saj për në Finlandë
Shorti i hedhur për fazën e grupeve në UEFA Conference League kishte përcaktuar kundërshtartë e skaudrës gjilanase, FC Drita, të cilët do të përballet në rrugëtimin europian.
Kundërshtarët e Dritës janë: AZ Alkmaar (Holandë), Rayo Vallecano (Spanjë), Omonia Nicosia (Qipro), KuPS Kuopio (Finlandë), Shkëndija (Maqedonia e Veriut) dhe Shelbourne (Irlandë).
Dhe, kundërshtari i parë me të cilën Drita do të ballafaqohet është skuadra nga Finlanda, KuPS Kuopio. Skuadra bardhë e kaltër sot ka marrë rrugën e gjatë drejt këtij ballafaqimi që do të zhvillohet të enjten e 2 tetorit, në Tammela Stadion – Tampere, ndeshje kjo që do të fillojë prej orës 18 e 45 minuta.
Ndonëse skuadra kundërshtare vlerësohet e fortë, në skuadrën që për kryetrajner ka Zekirija Ramadanin dhe një fond të lojtarëve me vlerë, thonë se udhëtimi për në Finland, po bëhet, një udhëtim drejt një suksesi të ri, drejt një rezultati pozitiv, për ta nisur kështu mbarë këtë fazë të garave. /2LONLINE/
