DYLON

Drita nikoqire e Llapit, Gjilani mysafire te Feronikeli

Drita nikoqire e Llapit, Gjilani mysafire te Feronikeli
Avatar photo Redaksia

Dy skuadrat gjilanase që bëjnë gara në Superligën e Kosovës në futboll, Drita dhe Gjilani, do t’i zhvillojnë këtë vikend, ndeshjet e javës së dytë.

Drita, si vendëse pret Llapin, në takimin që do të luhet sot (e shtunë), ndërsa Gjilani do të luaj nesër (e diel), ku si skuadër udhëtuese do të ballafaqohet me Feronikelin. Të dyja takimet zhvillohen në ora 17:00.

EkoHigjiena

Përndryshe, në xhiron e parë, Drita ishte e vetmja skuadër që kishte përmbyllur takimin me fitore, duke e mundur Feronikelin (2-1), derisa  të gjitha duelet tjera të javës së parë ishin përmbyllur me barazime, duke përfshire këtu edhe takimin, Drenica – Gjilani (1-1), transmeton 2LONLINE.com.

Tani në këtë xhiro, Drita sërish si vendëse synon maksimumin e pikëve, sikurse edhe Gjilani, që si mysafire poashtu kërkon rezultat pozitiv, dhe pse jo “gjah’ të plotë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.