Drita në Therandë për fitore, ky mund të jetë formacioni startues

Drita në Therandë për fitore, ky mund të jetë formacioni startues

Kampioni në fuqi Drita do të takohet me Kf.Ballkanin duke hapur kështu xhiron e 21 në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilanasit shkojnë në këtë takim pas fitores 2:0 ndaj Drenicës. Për në Therandë ata luftojnë për tri pikë të plota për të siguruar një pozitë stabile në tabelë.

Në përballjen e fundit Drita e kishte mposhtur Ballkanin me rezultat të thellë 6:1, ndërsa tani është përballja kur ‘Portokallinjtë’ mund të kërkojnë ‘hakmarrje’.

Këtë edicion dy klubet kanë treguar formë të luhatshme, derisa për dallim nga gjilanasit që kanë mbetur pa objektiva, ekipi therandas ndodhet ende në garë për fitimin e DigitAlb Kupës së Kosovës, teksa në gjysmëfinale do të përballet me Feronikelin.

Trajneri, Ardian Nuhiu pritet të bëjë sërish ndryshime në përbërjen e Dritës, teksa mund të startojë me këtë ekip: Kirev, Osmani, Limani, Berisha, Leci, B.Shabani, Krasniqi, Vucaj, Xh.Shabani, Neziraj, Nwabueze.

Gjyqtarët e kësaj sfide priten të jenë surprizë, pasi që Federata e Futbollit e Kosovës nuk i ka publikuar delegimet për javën e 21-të të Ipko Superligës.

KOMENTE