Drita në krizë rezultatesh, Gjilani i paqëndrueshëm, herë mirë e keq, herë keq e mirë!
Derisa java e pestë e Albi Mall Superligës së Kosovës në Futboll ishte frytdhënëse për të dyja skuadrat gjilanase, Drita e Gjilani, që fituan dhe u mendua që po e gjejnë rrugën e duhur të rezultateve të dëshiruara, java e gjashtë e prodhoi të kundërtën, duke qenë javë zhgënjyese, pasi që të dyja kanë pësuar humbje.
Derbi i javës së gjashtë i AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll mes Ballkanit e Dritës, i ka takuar vendësve që mundën mysafirët gjilanas me rezultat 2:0.
Drita, që në xhiron e pestë gjeti fitorën e parë sezonale, pas dy humbjeve e dy barazimeve, tani regjistroi edhe humbjen tjetër, kështu që tani ndodhët e parafundit në tabelë, me vetëm pesë pikë, dhe mbetet kështu në krizë rezultatesh në këtë fillimedicioni.
Edhe skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani pësoi humbje në këtë javë, edhe atë si vendës.
Humbjen e pësoi nga Drenica, e cila duket se po e ndjenë vetën si në shtëpi kur është në Gjilan, pasi, javë më parë, mundi edhe kampionin Dritën, e sot edhe Gjilanin.
Skuadra kuq e bardhë assesi të këndellet nga paqëndrueshmëria, herë luan mirë e herë luan keq. Hiq javën e parë kur barazoi, një javë e pati humbje, një fitore…. Tani SC Gjilani mbetet me shtatë pikë në pozitën e pestë, me dy fitore, një barazim dhe tri humbje.
Përndryshe, në ndeshjet tjera të kësaj xhiroje, Malisheva – Ferizaj 3:1, Dukagjini – Llapi 3:1
Java e gjashtë e Superligës përmbyllet sot me përballjen ndërmjet Prishtinës dhe Prishtinës së Re, e cila zhvillohet nga ora 20:15. /2LONLINE/
