Drita në krizë, humb nga Feronikeli ‘74
Skuadra e Feronikelit, e cila në katër xhirot e para kishte pësuar humbje, madje duke shënuar veç një gol e pranuar 9 gola, e gjeti pikërisht kampionin aktual Dritën, për ta regjistruar fitoren e parë, madje pa pranuar as gol (1:0).
Kjo fitore e nikoqirit ndaj Dritës, e qartëson faktin se skuadrës gjilanase nuk po i ecë, e ka humbur “rrugën e trasuar” që e ka menduar si kampion, me synimin për të përsëritur suksesin.
Drita ka mungesë të rezultatit që pritet prej një pretendenti për titull, por ka mungesë edhe të një lojë të duhur që sjellë gola, lojë ku ruhet porta dhe inkasohen pikët. Nëse kemi një lojë të ftohtë, pa “shpirtin luftarak” që e do fitoren, me një skuadër që nuk duhet të jetë fare pengesë, si në këtë rast me Feronikelin, mund t’i paramendojmë si mund të jenë ballafaqimet me skuadrat që pretendojnë titullin e kampionit, si Prishtina, Ballkani por edhe Gjilani.
Gjithsesi, pritet të shihet se si do ta gjej rrugën e duhur, skuadra “bardh e kaltër”, që është kampione në fuqi, dhe një përgjigje për këtë mund të na jap, qysh xhiroja e radhës, ku kemi derbin e madh të Ligës, derbin mes dy skuadrave gjilanase, Drita – Gjilani.
Përndryshe, ndeshja e sotme. Feronikeli ’74 – Drita, ishte ndeshje e javës së pestë e Superligës së Kosovës në Futboll, që e fituan vendësit me fitore minimale me golin që e shënoi Avni Selmani në minutën e 47-të. /2LONLINE/
