DYLON

Drita në Klinë merr një barazim ndaj Dukagjinit

Drita në Klinë merr një barazim ndaj Dukagjinit
Avatar photo Redaksia

Albi Mall Superliga e Kosovës  ka vazhduar sot me takimet e javës së 16-të ku veçojmë ndeshjen në Klinë në mes të Dukagjinit dhe Dritës e cila u mbyll me rezultat të barabartë 1:1.

Ashtu siç kishin paralajmëruar drejtuesit e klubit “bardh e kaltër” nga Gjilani, se ndeshja ndaj Dukagjinit do të ishte e vështirë, anise synimi ishte trepikëshi, ashtu edhe doli, pasi skuadra kampione e drejtuar nga Zekirija Ramadani, mori vetëm një barazim, edhe atë krejtësisht në fund të takimit për ta evituar humbjen.

EkoHigjiena

Drita barazoi në fund të takimit, minutin e 90’+4, falë golit të Besnik Krasniqit, derisa për vendësit kishte shënuar Dienit Isufi në minutën e 53′.

Me këtë barazim, Drita bie në pozitën e pestë të tabelës së klasifikimit me 24 pikë, porse ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë me Prishtinën.

Përndryshe, kur jemi te skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani e luan ndeshjen e kësaj jave të dielën kundër Llapit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.