DYLON

Drita në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Drita në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Gara e trofeut më të çmuar në Kosovë, Kupa e Kosovës, në volejboll është rikthyer me ndeshje interesante në këtë mesjavë.

Skuadra gjilanase e Volejbollit KV Drita (M) ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pas një fitoreje bindëse ndaj KV Golden Eagle Theranda me rezultat të pastër 3-0.

EkoHigjiena

Drejtuesit e ekipit gjilanas thanë se sonte ekipi i Dritës arriti një fitore shumë të rëndësishme ndaj KV Golden Eagle Theranda me rezultat të pastër 3-0 në sete.

Një paraqitje e shkëlqyer nga të gjithë lojtarët, me përkushtim maksimal dhe lojë ekipore në çdo pikë.

“Me këtë fitore bindëse, sigurojmë kalimin në gjysmëfinale të Kupës, duke vazhduar rrugëtimin tonë me shumë besim dhe motivim për sfidat që na presin”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas të volejbollit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.