DYLON

Drita në finale, do të përballet me Lubotenin

Drita në finale, do të përballet me Lubotenin
Avatar photo Redaksia

Klubi i Volejbollit Drita (M) do të jetë në finale të Kupës së Kosovës, pasi mposhti Pejën me rezultat 3-1, në gjysmëfinalen e parë të Final Four.

Djelmoshat e Dritës do të përballën në finale me ata të ekipit të Lubotenit të cilët janë fitues të gjysmëfinales së dytë, pasi mposhtën ekipin e Ferizajt me rezultat 3-1, në gjysmëfinalen e dytë të Final Four.

EkoHigjiena

Drita 3-1 Peja

25-22, 28-30, 25-21, 25-20

Përndryshe, volejbollistët e skuadrës gjilanase, fituan setin e parë 25-22, ndërsa Peja reagoi në një set dramatik të dytë që e fitoi 30-28. Drita riktheu kontrollin e lojës duke fituar dy setet e radhës 25-21 dhe 25-20, për të siguruar finalen e madhe, ku do të përballet me Lubotenin. 

Finalja zhvillohet të dielën nga ora 17:00 në Pallatii Sporteve ‘1 Tetori’. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.