DYLON

Drita ndalet në Llap

Drita ndalet në Llap
Avatar photo Redaksia

Java e 23-të e Superligës së Kosovës në futboll, nuk ishte javë për Dritën, e cila u ndal në Llap, duke pësuar humbje dhe ndërprerë kështu ecurinë e rezultateve pozitive. Gjithsesi  skuadra gjilanase vazhdon të jetë liderë e tabelës së klasifikimit, me pikë dallim +10 pikë nga ndjekësi, Ballkani, i cili është i dyti në tabelë, e në këtë javë arriti vetëm të barazoi me Prishtinën.

Pra, ndeshja Llapi – Drita 1:0, ishte epilogu final i këtij takimi. Golin e vetëm e shënoi Ardit Tahiri (ish lojtari i Dritës), në minutën e 17-të, të takimit.

EkoHigjiena

Kështu, skuadra bardh e kaltër e drejtuar nga Zekirija Ramadani u ndal në Llap dhe mbeti duarthatë, ndonëse pretendimet i kishte për pikë të plota.

Megjithatë me 50 pikë, Drita qëndron në krye të tabelës tani më kur janë zhvilluar 23 javë të Superligës së Kosovës në futboll.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.