DYLON

Drita ndalet, “Intelektualët” jo! – Rekord në shikueshmërinë e javës së parë

Drita ndalet, “Intelektualët” jo! – Rekord në shikueshmërinë e javës së parë
Avatar photo Elife Sherifi

Këtë vikend nisi edicioni i ri 2019/20 në Superligën e Kosovës në futboll. Ky fillim kampionat u karakterizua me ndeshje interesante, me shumë befasi, por edhe me tifozë në stadiumet kosovare.

Rekordin e javës së parë e mbajtë “Intelektualët” e Dritës, të cilët si në ndeshjet derbi e mbushën stadiumin, ndërsa në hyrje dhe dalje u panë edhe tollovit, nga dëshira për të hyrë apo dalë nga stadiumi.

Ndonëse, Drita u mposht në fund të takimit nga Ferizaji 0:1, gjilanasit ishin dukshëm më të mirë gjatë gjithë takimit, krijuan raste, por pa konkretizim.

EkoHigjiena

Në anën tjetër, ajo që e bënë klubin Drita më të vecantë janë tifozët besnik, bardh e kaltër.

Ata ishin numri 12-te i skuadrës, duke grumbulluar numrin në  2.500.

Regjistri i tifozëve për çdo ndeshje të javës së parë të Superligë:

Drita 0:1 Ferizaj (2,500 shikues)

Trepça ’89 4:1 Gjilani (1,250 shikues)

Dukagjini 0:0 Ballkani (1,000 shikues)

Feronikeli 4:1 Drenica (1,000 shikues)

Flamurtari 1:1 Prishtina (800 shikues)

Llapi 4:1 Vushtrria (500 shikues)

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.