Ndryshim në përbërje të skuadrës ka paralajmëruar edhe Drita, sikur disa nga skuadrat e Superligës së Kosovës.
Derisa. Prishtina, Feronikeli e Llapi kanë zyrtarizuar prurjet e reja, Drita ka vazhduar kontratën me mbrojtësit Ardian Limani dhe së fundmi, Liridon Leci. Mësohe se Leci ka rinovuar edhe për një vit me ekipin me të cilin u shpall kampion në edicionin e kaluar.
Ndryshe, prishtinasi ka bërë paraqitje pozitive edhe këtë edicion, ani pse në ndeshjet e fundit mungoi pas dënimit për incidentin me Hasan Hysenin e Trepcës ’89.
Theksojmë se Dritës i ka ikur truri i skuadrës, mesfushori i dalluar Endrit Krasniqi, i cili tashmë ka nënhkruar me Prishtinën.