DYLON

Drita mysafire e Llapit, Gjilani nikoqir i Prishtinës

Drita mysafire e Llapit, Gjilani nikoqir i Prishtinës
Avatar photo Redaksia

Sot zhvillohen tri ndeshjet e javës së 21-të në Superligën e Kosovës në Futboll.

Skuadra gjilanase Drita do të jetë mysafire e Llapit, një ndeshje që zhvillohet në kryeqytet për shkak të punimeve në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

EkoHigjiena

Siç ka deklaruar kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, do të japin gjithçka nga vetja për ta arritur synimin, që është trepikëshi dhe për të vazhduar drejt objektivit që kanë, e që është, mbrojtja e titullit kampion.

Skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani pret Prishtinën. Skuadra “kuq e bardh”, që po drejtohet nga trajneri Debatik Curri, në këtë edicion synon Evropën, andaj ndonëse e cilësojnë si ndeshje të vështirë, fitorja sipas tyre nuk ka alternativë tjetër.

Curri, shef i shtabit teknik të skuadrës gjilanase, ka kërkuar nga futbollistët e tij përqendrim maksimal, pasi që në këtë ndeshje mund të vendosin detajet. Fitorja sipas tij, është hap drejt objektivit që ka klubi e që është Evropa.

Në takimin e tretë ballafaqohen Ferizaj dhe Ballkani.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në orën 13:00. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.