DYLON

Drita mposhti Pejën, liderin e tabelës

Drita mposhti Pejën, liderin e tabelës
Avatar photo Redaksia

Klubi i Volejbollit, KV Drita ka shënuar fitore ndaj KV Peja, lidere e tabelës, në takimin e radhës, të javës së 15-të, në Raiffeisen Superligën A (Meshkujt), të Kosovës në Volejboll të luajtur në Palestrën e Sporteve në Kamenicë.

Drejtuesit e klubit “bardh e kaltër” nga Gjilani e vlerësojnë këtë si një fitore të madhe ndaj liderit, ku lojtarët e klubit gjilanas treguan zemër, forcë dhe karakter”, transmeton 2LONLINE.com

EkoHigjiena

“Fitore e jashtëzakonshme 3-2 në sete (22/25, 25/23, 23/25, 25/21 dhe 15/13) ndaj liderit aktual KV Peja, në një ndeshje dramatike deri në pikën e fundit. Edhe kur ishim në disavantazh, nuk u dorëzuam. Luftuam për çdo top, për çdo set, dhe në fund e merituam këtë fitore të madhe. Kjo është dëshmi se me punë, besim dhe unitet mund të mposhtet çdo kundërshtar”, thuhet në njoftimin e këtij klubi.

Drejtuesit e KV Drita kanë falënderuar lojtarët për shpirtin luftarak dhe tifozët për mbështetjen e jashtëzakonshme!

Përndryshe, fitore shënuan edhe me skuadrën e Juniorëve duke mposhtur Pejën me rezultat 2-0 në sete dhe Drita këtu është lidere në renditjen tabelare.

“Vazhdojmë të bashkuar, hap pas hapi drejt objektivave tona”, thuhet në fund të njoftimit të KV Drita.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.