DYLON

Drita mirëpret Malishevën, me idenë që pikët t’i mbajë për vete

Drita mirëpret Malishevën, me idenë që pikët t’i mbajë për vete
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të javës së 9-të, të Superligës ës Kosovës në Futboll, FC Drita do të jetë nikoqir i FC Malishevës, të shtunën ora 13:00, “Stadiumi Sintetik- te Rrethi”, Gjilan.

Për takimin e nesërmë, kryerajneri Zekirija Ramadani tha se i pret një ekip stabil me mjaft individë cilësorë.

EkoHigjiena

“FC Malisheva ka ekip solid, por më tepër e vlerësoj si grup, kurse tash po marrin pjesë edhe në garat evropiane. E kemi analizuar ekipin kundërshtar dhe shpresojë të rikthehemi ashtu siç duhet. Shpresojmë të vazhdojmë të jemi të përqëndruar, të fokusuar në maksimum dhe të arrijmë objektivin, fitoren” ka thënë Ramadani.

Ai njoftoi edhe  për gjendjen e futbollistëve.

”Është kthyer Rron Broja dhe ka filluar stërvitjet Blerim Krasniqi , shpresojë të jenë të gatshëm të angazhohen javën e ardhshme. Askush nuk ta falë fitoren dhe shpresoj që të punojmë të gjithë bashkë për ta arritur atë”, përfundoi kryetrajneri i skuadrës bardh e kaltër, Zekirija Ramadani.  /2LONLINE/