Drita merr pikët e plota në shtepi, Gjilani arkëton 1 pikë në Suharekë
FC Drita ka shënuar fitore ndaj Ferizajt në javën e 28-të të Superligës së Kosovës në Futboll, duke përforcuar pozitën e liderit në tabelë dhe shtuar diferencën edhe me +2 pikë të tjera, ndaj Ballkanit që e ndjek pas, pas skuadra suharekase barazoi në këtë xhiro.
Drita, ishte në disaavantazh por ia arriti ta rikthejë rezultatin dhe t’i arkëtojë tri pikë të reja.
Mysafirët shënuan të parët përmes Kushtrim Shabanit, por Drita u rikthye për fitore me golat e Vesel Limajt dhe Liridon Balajt.
Tani me 54 pikë, Drita vazhdon të jetë në krye të tabelës, duke bërë edhe një hap të sigurt drejt titullit. Skuadra “bardh e kaltër”, ka pesë pikë më shumë se, i dyti, Ballkani, që ka 49 pikë, transmeton 2LONLINE.
Skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani, që për synim ka daljen në garat evropiane, ka marrë një pikë të rëndësishme në këtë xhiro, pasi ka barazuar me Ballkanin, (1:1), skuadër pretendente për titull.
Skuadra “kuq e bardh”, këtij ballafaqimi, të vështirë, iu kishte qasur për fitore, por se edhe një pikë mund të vlerësohet sukses i madh, kur kemi parasysh kundërshtarin dhe faktin që deri në minutën e fundit të kohës së rregullt ishte në disavantazh., transmeton 2LONLINE.
Për vendësit shënoi Almir Kryeziu, ndërsa fare në fund të takimit, barazoi Armend Thaqi.
Me këtë pikë, për momentin skuadra gjilanase, ka grumbulluar 43 pikë, ndodhet në pozitën e tretë, pozitë kjo që e dërgon në Evropë dhe ka 1 pikë më shumë se Prishtina e katërta, por që ka një lojë më pak.
Përndryshe, sot u zhvillua edhe ndeshja Llapi – Drenica 0 : 1, derisa nesër luhet ndeshja e fundit e kësaj xhiroje, takohen Prishtina – Dukagjini. /2LONLINE/
