DYLON
Superliga e Kosovës në Futboll - java e 31-të

Drita merr fitoren e radhës, Gjilani humb nga Malisheva

Drita merr fitoren e radhës, Gjilani humb nga Malisheva
Avatar photo Redaksia
Fitorja minimale e Dritës (1:0), erdhi në minutë ne 81-të, përmes golit të shënuar nga Blerim Krasniqi. Pas kësaj fitore, FC Drita vazhdon ta kryesojë tabelën e klasifikimit por tani me 60 pikë...

Derbi i javës së 31-të të Superligës së Kosovës në Futboll mes Dritës dhe Prishtinës i ka takuar skuadrës gjilanase e cila mori fitoren e radhës për të vazhduar të qëndrojë në kreun e tabelës dhe për të bërë edhe një hap më shumë drejt titullit kampion.

Fitorja minimale e Dritës (1:0), erdhi në minutë ne 81-të, përmes golit të shënuar nga Blerim Krasniqi. Pas kësaj fitore, FC Drita vazhdon ta kryesojë tabelën e klasifikimit por tani me 60 pikë, ndiqet pas nga Ballkani me 52 pikë, por që nuk e ka zhvilluar akoma ndeshjen e kësaj xhiroje.

EkoHigjiena

Ndërsa, skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani, ndeshjen e javës së 31-të e ka zhvilluar si mysafire e Malishevës, një kundërshtare e drejtpërdrejt për pozitën që dërgon në gara evropiane dhe ka pësuar humbje me rezultat 3:1.

Kjo humbje, e ka larguar edhe më shumë skuadrën gjilanase nga objektivi që ka, pozita e tretë, aq më tepër kur skuadra e Malishevës nga e cila pësoi, përforcohet në këtë pozitë, tani me 49 pikë, pesë më shumë se Gjilani që ka 44 pikë dhe ndodhet në pozitën e pestë.

Edhe Prishtina, përkundër humbjes, ndodhet para Gjilanit, e katërta me  45 pikë.

Pra, mbesin javët e radhës, pesë sosh, që Gjilani të shpresojë, t’i arkëtojë pikët e duhura dhe kundërshtarët e drejtpërdrejt t’i humbasin ato,  për t’u arritur synimi që ka skuadra “kuqebardh” e Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.