DYLON

Drita me fitore bindëse ecën tutje në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Drita me fitore bindëse ecën tutje në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të çerekfinale të Kupës së Kosovës, ku Drita u ballafaqua me skuadrën Prishtina e Re dhe Prishtina me Vëllaznimin, e ku skuadra e Dritës dhe e Prishtinës me fitore të thella prej 4:0, që të dyja, kanë siguruar tutje kalimin në fazën gjysmëfinale.

Drita triumfoi me rezultat të lartë 4:0 ndaj Prishtinës së Re dhe golat u shënuan ngaa Rron Broja (7′), Kastriot Selmani (47′), Arb Manaj (59′) dhe Iljasa Zulfiu (88′).

EkoHigjiena

Në ndeshjen tjetër po me të njëjtin rezultat ka fituar edhe Prishtina me golat e shënuar nga Najeeb Yakubu (17′), Dion Gallapeni (59′), Ron Raçi (70′) dhe Alban Shillova (82′).

Kështu, Drita dhe Prishtina kalojnë tutje sikurse edhe Llapi  (mundi Malishevën me rezultat 1:0) dhe Drenica (eliminoi Ferizajn me fitore 1:0 ), që kishin siguruan kualifikimin në fazën gjysmëfinale një ditë më parë.  /2LONLINE/