Drita më e mirë se Skënderbeu
Klubi i Volejbollit Drita (M) ka shënuar fitore në udhëtim në Lipjan, kundër KV Skënderbeu me rezultat 3-2 në sete, ndeshje kjo e xhiros së 9-të, në Superligën A të Volejbollit të Kosovës.
SKËNDERBEU 2-3 DRITA
16:25, 25:21, 25:27, 25:20, 9:15
Drita ka triumfuar ndaj Skënderbeut pas pesë seteve dhe një beteje dramatike të zhvilluar deri në fund nga të dyja palët, që rezultoi me fitoren e skuadrës gjilanase, e cila mori 2 pikë nga kjo përballje, ndërsa Skënderbeut i mbeti një pikë.
Pas nëntë xhirove KV Drita ka 12 pikë dhe ndeshjen e radhës e luajnë në vikend, në Kamenicë, kundër skuadrës, KV Forca. /2LONLINE/
