DYLON

Drita më e mirë se Dukagjini, Gjilani pëson nga Llapi

Drita më e mirë se Dukagjini, Gjilani pëson nga Llapi
Avatar photo Redaksia

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll, e dy skuadrat gjilanase që bëjnë gara në elitën e futbollit kosovar, FC Drita ka shënuar fitore, e SC Gjilani ka pësuar humbje.

FC Drita, ka shënuar fitore të rëndësishme për të dalë nga “kurtha”  e krizës së rezultateve, në këtë fillimstinor.

EkoHigjiena

Skuadra bardh e kaltër që drejtohet nga Zekirija Ramadani ka gjetur edhe fitorën e dytë në këto shtatë javë, pasi mundi në shtëpi, Dukagjinin me rezultatin 3-1.

Mysafirët shënuan të parë përmes Dienit Isufi, por reaguan futbollistët e skuadrës bardh e kaltër me golat e Liridon Balaj, Arb Manaj dhe Salifu Ibrahim, për ta vulosur fitoren e dytë, që i sjell tri pikë të reja për skuadrën gjilanase.

Me këtë fitore, Drita tani ndodhet në pozitën e pestë të tabelës së klasifikimit, me tetë pikë të grumbulluara.

Ndërkohë, skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani ka pësuar humbje, nga Llapi, e cila ka triumfuar bindshëm me një fitore me rezultat 4-1. Për llapjanët shënuan Gnabi (dy herë), Peci e Ramadani, e për gjilanasit, Aganspahic.

Kështu, llapjanët “e gjetën” skuadrën e Gjilanit, për ta regjisturar fitoren e parë të tyre, në këto xhiro të deritanishme, e Gjilani regjistroi edhe një humbje, tani më të thellën.

Skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiu, tani ka 7 pikë nga këto 7 javë dhe i duhet të gjej edhe lojën e mbi të gjitha rezultatin, nëse do të arrijë aty ku e ka qëllimin që e ka shpalosur sepse kështu si ka ecur deri më tani, kjo nuk do të jetë e mundur, gjithsesi ka mjaftë xhiro për t’u luajtur.

Përndryshe, në takimet tjera u arritën këto rezultate: Prishtina e Re – Ballkani 0:3, Drenica – Malisheva 3:4 dhe Ferizaj – Prishtina 0:5.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.