DYLON

Drita kualifikohet tutje

Drita kualifikohet tutje
Avatar photo Redaksia

FC Drita ia ka dal ta sigurojë rezultatin e duhur në ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës nga Letonia, FK Auda, që u zhvillua në stadiumin  Fadil Vokrri, në Prishtinë dhe të kualifikohet tutje në play off, në Konferencë Ligë.

Në fakt, Dritës iu nevojiten 90 minutat e rregullta të takimit, për ta zhbërë rezultatin e disfavorshëm nga ndeshja e parë (0-1), pasi Besnik Krasniqi, shënoi në minutën e 75 të takimit nga penalltia, për 1 me 0, që doli të jetë edhe rezultati final i kohës së rregullte të takimit, kështu që u nevojit koha shtesë, vazhdimet dy herë nga 15 minuta, për ta përcaktuar skuadrën e cila do të vazhdonte tutje.

EkoHigjiena

Dhe, në këto vazhdime skuadra gjilanase ishte më e mirë pasi arriti që të shënojë edhe dy herë e kundërshtari një herë.

Për Dritën shënuan Rron Broja (102’) dhe Albert Dabiqaj (115’) derisa për mysafirët, Mor Talla (91’).

Rezultatin final  i takimit kthyes 3:1 (0:1 – ndeshja e parë), rezultati i përngjitshëm 3:2.

Me këtë fitore, FC Drita vazhdon garat tutje në play-off të Ligës së Konferencës dhe tashmë dihet kundërshtari i radhës, që është Legia Varshava e cila sot u ballafaqua me skuadrën Brondby dhe nga rezultati i përgjithshëm, nga të dyja takimet (1:1 & 3:2), u kualifikua tutje.  /2LONLINE/

.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.