/2L ONLINE/ – Derbi i shumëpritur në Gjilan mes rivalëve KF Gjilani e KF Drita, I ka takuar kësaj të fundit, e cila shënoi fitore me rezultat 2 me 0, duke iu hakmarrë kështu për humbjen që e pësoi stinorin e kaluar. Në një atmosfere sportive që ofruan edhe publiku gjilanas “intelektualët” e Dritës dhe “Skifterat” e Gjilanit, por pa përjashtuar edhe tensionet si në rastin e penalltisë, loja ofroi emocione të fuqishme.
Në fund Drita falë golave të Xhevdet Shabanit në minutën e 13’të dhe Fillim Guraziut në atë të 56’të, arkëtoi tri pike, duke lënë duar bosh, në këtë rast nikoqirin.
Përndryshe, me këtë fitore KF Drita tani ka 16 pikë, ndërsa Gjilani mbetet me 21 pikë. Në xhiron e ardhshme të Raiffeisen Superligës në futboll. Gjilani udhëton për Prizren për t’u ballafaquar me Lirinë, derisa Drita prêt në shtëpi Feronikelin. /2L ONLINE/