FC Drita ka humbur ndeshjen e sotme ndaj Ballkanit, duke lëshuar kështu një rast të mirë që çështja e titullit kampion të ishte pothuajse “punë e kryer”. Në kuadër të javës së 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, ndeshja Drita – Ballkani përfundoi 1:2, duke bërë që gara për titull të bëhet edhe më dramatike.
Ballkani me këtë fitore ka barazuar pikët me Dritën, që të dyja kanë nga 66 pikë dhe se në tri ndeshjet e radhës, do të pritet epilogu i këtyre skuadrave për t’u qartësuar edhe fituesit i titullit kampion.
Në këtë ndeshje golat për Ballkanin i shënuan Meriton Korenicës, në minutën e 11-të dhe Lumbardh Dellova në minutën e 85-të, derisa për dritën shënoi Muharrem Jashari në minutën e 43-të.
Ndonëse me pikë të barabarta, Drita mbetet lidere dhe fatin e titullit e ka në duart e saja dhe nëse i fiton tri ndeshjet e mbetura atëherë do të shpallet kampion, në të kundërtën duhet parë në këto tri javë të mbetura, si do t’i përfundojë Drita e si Ballkani.
Përndryshe ja edhe kundërshtarët e e këtyre dy pretendeve për titull kampioni në këto tri javë të mbetura.
Java e 34-të
Gjilani – Drita
Ballkani – Llapi
Java e 35-të
Drita – Malisheva
Ballkani – Ferizaj
Java e 36-të
Drenica – Drita
Gjilani – Ballkani
Tabela