DYLON

Drita e pafat, humb ndeshjen fare në fund

Drita e pafat, humb ndeshjen fare në fund
Avatar photo Redaksia

FC Drita ka pësuar humbje nga skuadra sllovene, NK Celje (2:3), në ndeshjen e parë të play-off-it të fazës nokaut në UEFA Conference League, ndeshje kjo që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ishte skuadra sllovene që i mbylli 45 minutat e para me avancim prej 2 me 0, por se, skuadra gjilanase  “bardh e kaltër”, në pjesëlojën e dytë u rikthye si është më së miri, duke barazuar rezultatin në 2:2 dhe kur u prit që kjo ndeshje të përfundojë pa fitues, në minutën e fundit të shtesës (90’+4), sllovenet shënuan golin e fitores.

EkoHigjiena

Gjithsesi, ishte një paraqitje e mirë e skuadrës gjilanase e cila pritet që në ndeshjen e kthimit ta gjej fuqinë për një rezultat pozitiv, për një fitore që do ta dërgonte atë tutje në garën e UEFA Conference League, që do të ishte suksesi më i madh i një klubi kosovar.

Përndryshe, në takimin e sotëm FC Drita – NK Celje, golat i shënuan:

Për Dritën: Blerim Krasniqi 59′ dhe ‘Liridon Balaj 75’.

Për Celje: Armandas Kučys 19′,  Milot Avdyli 41′ dhe Matej Poplatnik 90’+4.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.