DYLON

Drita humb ndeshjen e dytë, barazohet rezultati në serinë e finaleve

Drita humb ndeshjen e dytë, barazohet rezultati në serinë e finaleve
Avatar photo Redaksia

Finalja e dytë e Raiffeisen Superligës A (Meshkujt) në mes të KV Drita – KV Ferizaj, I ka takuar skuadrës mysafire e cila me këtë fitore ka barazuar serinë e finaleve në 1:1.

Drita 0:3 Ferizaj – Setet: 24:26, 27:29, 20:25

EkoHigjiena

Seria e finaleve vazhdon tutje dhe kampion i Raiffeisen Superligës A do të shpallet skuadra që arrin tri fitore.

Siç dihet, ndeshjen e parë finale, e kishte fituar Drita me rezultat 3:2 në sete, ndeshje kjo e luajtur në palestrën Bill Clinton” në Ferizaj, aty ku në mesjavë, do të luhet edhe finalja e tretë e Play-Off-it 2025, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Përndryshe, drejtuesit e klubit bardh e kaltër nga Gjilani kanë vlerësuar dhe janë shprehur falënderuar ndaj publikut që e ka përkrahur, e përkrahje të tillë pret edhe në takimet tjera të finales, me shpresën se lojtarët e KV Drita, do të reflektojnë qysh ndeshjen e radhës dhe me fitore do ta shpaguajnë këtë përkrahje dhe do t’i bëjnë krenar edhe këta tifozë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.