DYLON

Drita humb miqësoren e parë

Drita humb miqësoren e parë
Avatar photo Redaksia

Kampionia aktuale e Kosovës në futboll, FC Drita, e cila ndodhet në Antalia të Turqisë për fazën përgatitore, ka parapararë edhe disa ndeshje kontrolluese me skuadra të ndryshëm

Sot skuadra “bardh e kaltër”, e ka zhvilluar miqësoren e parë ndaj FC Vasas, të cilën e ka humbur me rezultat 1:2.

EkoHigjiena

Përndryshe, skuadra gjilanase ka paraparë edhe miqësore tjera si me FC Dobruzhda, FC Altai dhe MFK Michalovce, transmeton Portali 2LONLINE.

Ndërkohë, tashmë dihet se ndeshja e Superkupës në mes të FC Drita, kampione e Kosovës dhe FC Prishtina, fituesja e Kupës së Kosovës për edicionin 2024/25, do të luhet në stadiumin “Mardan Palace” në Antalia, pasi që të dyja këto skuadra janë të angazhuara në fazën përgatitore dimërore deri më 30 janar 2026, në Antalia.

Kujtojmë se ndeshja e Superkupës së Kosovës do të zhvillohet më 25 janar 2026 (e diel), me fillim nga ora 14:30, sipas orës lokale të Turqisë (12:30 sipas kohës në Kosovë).  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.