Drita humb minimalisht nga Malisheva
FC Drita ka pësuar humbje nga Malisheva në ndeshjen e javës së tetë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi (0:1). Golashënues për mysafirët ishte Xhemajl Ibishi në minutë ne 57-të të takimit.
Kështu mysafirët largohen nga qyteti i Gjilanit me tri pikë të plota, e kampiones, Dritës, që është pretendente për titull edhe në këtë edicion, i mbetet të analizojë se çfarë nuk shkoi në këtë takim, sikurse edhe në përgjithësi, në këtë pjesë të edicionit.
Drita, nga këto 7 javë ka tri fitore, dy barazime dhe dy humbje, duke grumbulluar vetëm 11 pikë që e pozicionojnë aktualisht në pozitë ne gjashtë të tabelës së klasifikimit.
Kujtojmë se “intelektualët”, kanë një takim më pak të zhvilluar, atë ndaj Prishtinës. /2LONLINE/
