DYLON

Drita humb me rezultat minimal, ndeshja e kthimit shpresë për kualifikim

Drita humb me rezultat minimal, ndeshja e kthimit shpresë për kualifikim
Avatar photo Redaksia

Në ndeshjen e parë të raundit kualifikues të Conference League, FC Drita nga Gjilani ka pësuar humbje minimale nga skuadra finlandeze, Inter Turku.

Rezultati përfundimtar 1-0. Vendësit kanë shënuar përmes futbollistit Jussi Niska që ka realizuar gol në minutën e 77-të.

EkoHigjiena

Përndryshe, nga minuta e 75-të FC Drita ka mbetur me dhjetë lojtarë, pasi Blakçori ka marrë kartonin e dytë të verdhë. 

Ndeshja e ardhshme zhvillohet me 12 korrik në stadiumin ”Fadil Vokrri”, në Prishtinë., ku FC Drita do ta kërkojë fitoren që do ta kalojë tutje në raundin tjetër. /2LONLINE/ 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.