/2L ONLINE/ – Derbi i shumëpritur në mes të dy klubeve gjilanase Drita e Gjilani, përfundoi me fitoren e kësaj të dytës. Ishin futbollistët e Gjilanit që u dëshmuan në këtë derbi më të madh të Superligës së Kosovës në futboll, pasi me tre gola të shënuar dhe duke ruajtur portën e tyre të paprkeur, bënë që ky duel i rivalëve ët përbetuar t’u takoi atyre.
Pra, në stadiumin e qyteti të Gjilanit, në kuadër të javës së pare, KF Drita- KF Gjilani 0 -3. Golat për Gjilanin i shënuan Betim Haxhimusa (42’), Dren Gashi, (55’ dhe 90+)
Përndryshe, rivalitet u pa edhe në tribunat e stadiumit ku u krijua atmosferë nga dy tifo grupet “Skifterat” dhe “Intelektualet” . Në javën e dytë, takohen: Feronikeli-Drita dhe Gjilani-Liria. /2L ONLINE/