DYLON

Drita gjen fitoren e radhës, arkëton tri pikë të reja

Drita gjen fitoren e radhës, arkëton tri pikë të reja
Avatar photo Redaksia

Pas një krize rezultatesh (barazimeve, tri sosh radhazi), FC Drita dalëngadalë po e gjen rrugën e fitoreve. Pas fitores bindëse (3:0)  në xhiron e gjashtë kundër Prishtinës, sot skuadra gjilanase gjeti fitoren e radhës, kësaj here ndaj Feronikelit.

Siç dihet, sot janë zhvilluar edhe dy ndeshjet tjera të javës së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll, ku skuadra gjilanase, Drita sërish gjen formulën e duhur për ta fituar ndeshjen dhe për t’i arkëtuar pikët e plota, edhe atë me fitore si skuadër mysafire duke e mundur Feronikelin ’74 (2:0), ndërkohë që ndeshja tjetër Prishtina – Dukagjini u mbyll pa fitues (2:2).

EkoHigjiena

Përndryshe, ishin Blerim dhe Besnik Krasniqi që me golat e tyre bënë që Drita ta regjistrojë fitoren e tretë nga gjashtë xhiro të luajtura deri më tani (Drita ka një lojë më pak të zhvilluar), derisa portieri i skuadre bardh e kaltër, Smakiqi u përkujdes që porta e gjilanasve të mbetet edhe sot e paprekur, madje duke ndalur edhe një penallti.

Ishte minuta e 34 kur Drita përmes Blerim Krasniqit erdhi në epërsi, ndërsa për rezultatin 2 me 0, që ishte edhe rezultat përfundimtar,  u përkujdes Besnik Krasniqi që shënoi nga pika e bardhë, në minutë ne 77 të takimit.

Tani Drita ka 12 pikë që e pozicionojnë në vendin e tretë, ndërkohë që rikujtojmë se e ka edhe një takim  të pazhvilluar kundër Ballkanit, ndeshje kjo e javës së tretë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.