Drita gati për edicionin e ri, kryetrajneri i kënaqur me përgatitjet

Drita gati për edicionin e ri, kryetrajneri i kënaqur me përgatitjet

Tashmë, Kf.Drita është kthyer në Gjilan pas fazës përgatitore në Bansko të Bullgarisë. Pas qëndrimit dhjetë ditor, Drita ka mbushur bateritë për edicionin 2019/20 dhe nën drejtimin e kryetrajnerit Ardian Nuhiu, pritet të nisin edicionin e ri në Superligën e Kosovës.

Me fazën përgatitore të Dritës mjaft i kënaqur është shprehur trajneri Ardian Nuhiu, i cili ka thënë se në Bullgari zhvilluan një fazë shumë të mirë të përgatitjeve parasezonale, për shkak të kushteve që ofronte me katër fusha shumë të mira, hotel dhe ushqim të mirë.

Nuhiu shtoi se e gëzon fakti se faza përgatitore e Dritës kaloi pa asnjë lëndim, derisa ka pohuar se gjendja e futbollistëve ka qenë tejet e mirë.

Në kuadër të përgatitjeve në Bansko, ish-kampioni i Kosovës zhvilloi edhe tri ndeshje miqësore duke u përballur me dy skuadrat nga Qipro Olympiacos Nicosia dhe Nea Salamis, si dhe me skuadrën nga Maqedonia e Veriut, Struga, skuadra ndaj të cilave Drita shënoi fitore.

Drita ka qenë njëra ndër skuadrat më aktive në këtë afat kalimtar veror,  duke transferuar dhjetra futbollistë.

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në futboll do të nisë më 17 gusht.

KOMENTE