Volejbollistet e Dritës së Gjilanit, janë fituese të turneut të mbajtur në kuadër të organizimeve për nder të 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nën patronatin e kryetarit të Lipjanit Imri Ahmeti. “Drita”, në turneun e mbajtur në sallën e sporteve “Better Life” në Lipjan, ka mposhtur në finale kampionët, KV Skenderajn me rezultat 3:0. “Drita” për kualifikim në finale, ka mposhtur Ulpianën vendase, ndërsa Skenderaj fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt. Finalja e turneut u zhvillua në tri sete, ndërsa dy ndeshjet e para u luajtën me nga dy sete. Volejbollistja më e mirë e turneut, u shpall Arjola Prenga e KV Drita nga Gjilani, skuadër të cilës i takoi edhe kupa fituese, të cilën ua ndau kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti.
http://botasot.info/sporti/515640/drita-fituese-e-kupes-se-pavaresise/