DYLON

Drita fiton Superkupën

Drita fiton Superkupën
Avatar photo Redaksia

Kampionia aktuale e Superligës së Kosovës në Futboll, FC Drita, po vazhdon tutje rrugëtimin e saj të suksesshëm dhe në vitrinat e saj do ta vendos edhe Superkupën e Kosovës, pasi ajo sot mundi FC Prishtinën me rezultat 2;1, transmeton Portali 2LONLINE.

Golat për Dritën i shënuan Blerim Krasniqi e Kristal Abazaj, derisa për Prishtinën shënoi Leotrim Kryeziu.

EkoHigjiena

Prishtina luajti me një lojtar më pak, nga fundi i pjesë së parë, për shkak të ndëshkimit të lojtarit të tyre. Harun Karic, me të kuq.

Ndeshja u luajte në stadiumin “Mardan Palace” në Antalia, ku u përballën pra, FC Drita, si kampione e Kosovës dhe FC Prishtina, si fituesja e Kupës së Kosovës për edicionin 2024/25, ndërsa përcaktimi i vendit ku u luajt ky takim ishte vendim i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovë, pasi që të dyja këto skuadra, fazën përgatitore janë duke e zhvilluar në Antalia.

Kujtojmë edhe se, FC Drita, përveç garën në Superligë, do të vazhdojë garat tutje edhe në fazën e Play-Off-it të UEFA Conference League, ku skuadra “bardh e kaltër”, do të përballet me skuadrën NK Celje nga Sllovenia.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.