DYLON

Drita fiton ndeshja e parë gjysmëfinale ndaj Ramiz Sadikut, me një këmbë prekë finalen

Drita fiton ndeshja e parë gjysmëfinale ndaj Ramiz Sadikut, me një këmbë prekë finalen
Avatar photo Redaksia

Në ballafaqimin e zhvilluar në Stadiumin me bar sintetik, Drita e Gjilanit, garuese në Superligë, ka dalë superiore ndaj kundërshtarit dhe e ka përmbyllur me fitore ndeshjen e parë të gjysmëfinales të Kupës së Kosovës në Futboll, ndaj skuadrës së Ramiz Sadikut, nga Prishtina, që garon në Ligën e Parë të Kosovës në Futboll.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 3 me 0 dhe të gjitha golat u shënuan në 45-minutshin e parë të këtij ballafaqimi,  edhe atë nga Krasniqi 08′, Namani 13′ dhe Jashari 39′.

EkoHigjiena

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, Prishtina ka mundur Llapin me rezultat 2 me 1.

Përndryshe, ndeshjet e kthimit, të Kupës së Kosovës në Futboll, luhen më 13 prill. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.