DYLON

Drita fiton Kupën e Kosovës në Volejboll

Drita fiton Kupën e Kosovës në Volejboll
Avatar photo Redaksia

Drita (F) ka triumfuar në finalen e Kupës së Kosovës, për ta fituar trofeun prestigjioz në volejbollin kosovar.

Drita – Fer Volley 3 – 2.

EkoHigjiena

Ishte një rikthim sensacional nga ekipi i Lorik Ilazit, i cili arriti të përmbysë rezultatin nga 2-0 në 3-2 (24-26, 21-25, 25-13, 25-17, 15-13) në sete, për të fituar trofeun e parë këtë sezon.

MVP i finales ishte lojtarja amerikane Jalé Hervey e Dritës, e cila arriti të fitojë numrin më të madh të pikëve.

Kupën e Kosovës e pranoi lojtarja kapitene Adelajda Prenga – Ilazi.

Përndryshe, Federata e Volejbollit të Kosovës ka uruar Dritën për suksesin e arritur.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.