Drita fiton, Gjilani pëson

Me golin e vetëm të mesfushorit Faton Cecelia, Drita ka arrit të merr tri pikë shumë të vlefshme, në kuadër të Javës së Dytë të Ligës së Parë të Kosovës në Futboll. Në të vërtetë ishte një ballafaqim i dy skuadrave të forta të cilat synojnë rikthimin në elitë.

Si të përzgjedhurit e trajnerit të Dritës, Musa Selimit, po ashtu edhe të trajnerit të Kosovës së Vushtrrisë, Besnik Kollarit, u angazhuan fortë, në kërkim të rezultatit sa më të favorshëm.

Lojtarët e Dritës këtë herë, ndonëse me shumë mund, arritën që të thyejnë portën kundërshtare dhe të tundin rrjetën e portierit kundërshtare, për të arkëtuar tri pikë të reja në konton e tyre.

Me këtë fitore Drita vetëm sa po e “betonon” synimin e saj për rikthim në rangun më të lartë të garave. Në anën tjetër skuadra mike nga Vushtrria dëshmoi se vërtetë ka një skuadre të fortë dhe lojtarë cilësor.

Për Musa Selimin, kryetrajner i KF Drita, me rëndësi ka qenë arkëtimi i pikëve maksimale, derisa ka vend për riparime, meqë në këtë ndeshje u shfaqën disa mangësi në përbërjen e këtij klubi.

“Nuk na kanë funksionuar disa reparte ashtu siç duhet, por me rëndësi është që ne ndaj një kundërshtari të fortë arritën pikë maksimale. Në ndeshjet e radhës çalimet e paraqitura do ti riparojmë”, ka thënë për Portalin e Lajmeve Lokale “2lonline”, trajneri Musa Selimi.

Ndërkaq skuadra tjetër e Gjilanit, KF Gjilani, të shtunën në Podujevë është mposhtur nga Llapi me 1:0.

Sipas Veton Xhemajlit, zëvendës trajner i KF Gjilani, edhe përkundër shumë rasteve të krijuar të Gjilanit, lojtarët e këtij ekipi nuk arritën të shënojnë.

Ai ka veçuar sidomos pjesë lojën e parë, kur gjilanasit në tërësi ishin më të mirë, duke mbizotëruar gjatë tërë kësaj periudhe, mirëpo edhe këtë herë efikasiteti kishte munguar.

Në Javën e tretë të kësaj Lige, Drita udhëton në Prishtinë për tu përballur me Ramiz Sadikun, kurse Gjilani është nikoqir i skuadrës së Ulpianës. /2lonline/

KOMENTE

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0