DYLON

Drita fiton, Gjilani barazon

Drita fiton, Gjilani barazon
Avatar photo Redaksia

Sot janë zhvilluar tri ndeshjet  e javës së 19-të, të BKT Superligës së Kosovës në futboll, me të cilën edhe ka nisur stinori pranveror, e ky dy skuadrat gjilanase  që marrin pjesë në këtë elitë të garave,  FC Drita e SC Gjilani janë ballafaquar me Feronikelin përkatësisht Drenicën.

FC Drita ka shënuar fitore të thellë 7 me 0 dhe me këtë ka arkëtuar tri pikë të reja, derisa Gjilani  ka barazuar, pasi ndeshja ka përfunduar 1 me 1.

EkoHigjiena

Drita e ka nisur furishëm stinorin pranveror duke e mundur Feronikelin me rezultat të thellë 7 me 0, ku  3 gola i shënoi Namani (4’, 29’ e 45’), kurse nga një gol, Simonovski (54’), Muja (74’), Kryeziu (81’) dhe Tahiri (87’).

Ndërsa kur jemi te ndeshja, Drenica  – Gjilani, kjo përballje u përmbyll me barazim, ku për vendësit shënoi Kreshnik Uka, në minutën e 25-të, nga penalltia e gjilanasit e SC Gjilanit barazuan në minutën e 72-të, me golin e Shend Kelmendit.

Përndryshe, Drita me fitoren e sotëm, merr kreun e tabelës me 37 pikë nga 19 lojë, derisa Gjilanit me barazim humb kreun e tabelës dhe me 36 pikë nga 19 ndeshje  zhvendoset në pozitën e tretë, aqë pikë ka edhe pozita e dytë.    /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.